Isa-ky profet i se ardhmes!?


Pa zhurme

Erdhi si kryetar i Prishtines, pa bere zhurme, fitoi per se dyti here, pa shume zhurme…dhe tani u be kryetar partie-serish pa zhurme!

Kush eshte ky njeri?

Nje politikan prototip, atipik per Ballkanin, apo thjeshte njeri nga ata te shumtet qe meritojne te udheheqin me dicka me teper, po qe thjesht nuk paten rastin, pikerisht per shkak te ketij prototipizmi, apo pikerisht per shkak te shpineforteve te vendit tone?

I thjeshte, me natyre introverte, i permbajtur, me gjestikulacione te varfra, nje mimike totalisht indiferente, por qe cdo here din cfare thote, ky njeri, po qe eshte lajmi i 2010-es ne politiken shqiptare.

“Kur dy veta perlahen-i treti e merr kafshoren”

Kjo thenie vertet qe me se shumti i atribuohet ne kete rast Isa Mustafes, qe vertete doli te jete ky i treti-fituesi. Dy protagonistet e zemeruar e gjaknxehte, qe sollen partine ne fije te perit-mbeten jashte, se paku nga kryetarlleku.

Se ishte nje diplomaci e fshehte, pa buje, me prapaskena te thurura me shume kujdes mes fituesit te sotem dhe njerit nga konkurentet, apo ishte nje rastesi e madhe qe gjerat te rrjedhin ne menyre demokratike-se paku ne diten e Kuvendit te VII Zgjedhor te LDK-se, mbetet te mirret vesh me vone, apo ndoshta s’do te dihet kurre.

LDK-po funksionon!

Organizimi ne rregull i Kuvendit Zgjedhor te LDK-se i dha shije te kenaqshme fillimeve te tij…sigurisht qe skepticizmi per mbarevajtjen me rregull,  dhe pritshmeria per ndonje zhvillim te papritur verehej ne fytyrat e shume te pranishmeve, sidomos ish-kryetarit te LDK (tashme te “nderit”). Kjo pasiqe klime per crregullime dhe pakaneqesira ka pasur qe nga Kuvendi i kaluar Zgjedhor kur karriket e hedhura kane qene kryefjala dhe kallezuesi i kuvendit.

Shume te pranishem, te mbushur tashme me antifatmirizem, mezi prisnin te shkonte dicka jo ne rregull.

Por per fat te mire mire, qelloi qe ish-presidenti te kete nuhatje te mire per situaten (perkunder qe do te deshironte te anashkalonte shume gjera, sikur qe beri me Kushtetuten), dhe e shpetoi per pak ate fytyre te zbehte te LDK-se. Mbase nuk guxoi te vinte ne loje gjerat, se tashme e dinte se i humburi do mbetej ai, dhe zgjodhi qe me mire te shkoje me pak fytyre sesa te shkoje pa gje. Sidoqe te jete, dolen dy kandidatura per kryetar partie, mjaftueshem sa per ta quajtur demokratik kete Kuvend Zgjedhor.

Qe te quhej krejtesisht normal dhe demokratik, sigurisht qe aty duhej te ishin te pranishem dhe Uke Rugova dhe Bujar Bukoshi, ku ky i fundit te ishte nje nder kandidatet. Kjo nuk ndodhi, dhe kuptueshem kjo situate indikon qarte zgripcin ne cilin ndodhej LDK-ja, se sa te paqarta ishin gjerat, se sa e cuditshme dhe se sa befasuese di te jete kjo parti.

Karrike te hedhura nuk pati, aklamacion nuk pati, Urim per fituesin nga humbesi, pati-LDK po funksionon!

Dhe fitues do te jete gjithe LDK-ja, apo vetem Isa Mustafa, ky njeri qe padukshem, pa zhurme profetizoi fitoren ne parti, dhe pazhurme profetizon fitoren ne zgjedhjet e ardhshme?

Te shohim!

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë <span>%d</span> blogues: