“Allahu Ekber”!?


"Mos ma kthe me t'keq"

Në marëdhëniet njerëzore, kur dikush ndihmohet nga tjetri, normalisht që është i pritshëm edhe falenderimi apo shpagimi ndaj asaj të mire. Ndërsa në situatat kur shpagimi është praktikisht i pamundur, në kulturën tonë popullore ekziston një thënie e moçme dhe shumë domethënëse, “mos ma kthe me t’keq!”. Thënie kjo me nënkuptim të caktuar, shpesh të dyfishtë, po që tingëllon sipërfaqësore dhe jo fort e dëshiruar për veshin e njeriut.

E pikërisht tani po përjetojmë ndjesinë sikur ai “falenderimi” ynë i vazhdueshëm për një të mirë të madhe u shkërmoq, e disi u zhbë brenda minutash. Që në një mënyrë ngjan sikur vërtet “e kthyem me t’keq”.

 Lajm i keq

 Askush nuk tha që “një banor gjerman vrau ushtarët amerikanë…”! Të gjithë e thanë, madje me zë të lartë se vrasësi ishte nga Kosova, mysliman dhe kishte thënë: “Allahu Ekber”. S’mund të ndodhte ndryshe, anipse i riu nga Mitrovica mund të ishte shtetas apo banor i përhershëm gjerman. Ai tekefundit ështe shqiptar dhe ç’është më e keqja kreu krim me një skenar të tmerrshëm, që as mendjet më pjellëkëqija të Beogradit nuk do dinin ta stisnin.

Dukej si shakaja më e keqe. Që doli e vërtetë! Sa shokuese. Sa e papranueshme. Lajmi më i hidhur i radhës, në vazhdën e lajmeve hiç të mira që kanë të bëjnë me Kosovën tash e sa muaj. Epizodi më tragjik në marëdhëniet Kosovë-SHBA.  

Mos na vrisni 

Populli shqiptar i detyrohet shumë miqve të tij perëndimorë. Historia e ka treguar këtë që nga ekzistencializmi i Shqipërisë e deri te historia moderne e Kosovës. Sigurisht, ne nuk kemi kapacitete ekonomike dhe burime natyrore për t’u kthyer miqve tanë të mirat që na kanë bërë. Ne as nuk notojmë në naftë, që të joshnim amerikanët për investime të tyre, për t’ua shpaguar mundin politik e ushtarak. Biles as ata nuk kanë pritur e as nuk po presin që ne t’ua kthejmë të mirën, falenderimin. Për miqtë tanë amerikanë falenderim do t’ishte që ne të bëhemi të mirë e të suksesshëm për veten, jo për amerikanët. Të punojmë mirë për veten, jo për amerikanët. Të forcojmë veten, të zhvillojmë veten. Jo amerikanët.

Tash çka t’u themi atyre? Çka të presin nga ne? Të arsyetohemi se ishte vetëm një rast i izoluar dhe se rastësisht dorasi na paska qëlluar të jetë shqiptar?

Apo ndoshta duhet të presim që miqtë tanë amerikanë të na kuptojnë, të mbyllin sytë e të na kërkojnë vetëm diçka. Që në vend të falenderimit, së paku të MOS I VRASIM! Jo për diçka të tillë!

Por ka ndodhur. E frika është që do të ndodhi sërish sepse kjo mënyrë sjelljeje e shqiptarëve ka filluar të lëshojë rrënjë e të marrë formë gjithnjë e më shumë.

 Homazh

Kosova u godit sërish. Në ditët kur më së paku pritej. Dhe në këtë rast nuk u godit nga jashtë, nga Serbia, por u godit nga brenda, vetvetja. Akti i vrasjes së tmerrshme përbën lajm në çdo faqe gazetash ndërkombëtare, faqe interneti, zyra diplomacishë. Dhe pothuaj në çdo rast përmendet edhe Kosova, sepse ishte një kosovar në pyetje. Ky është rasti më tipik kur vepra e një individi nuk dëmton apriori vetë individin por dëmton mbarë një shoqëri, shtet të tërë. Kjo ngjarje na njollos të gjithëve sepse nuk është vrasje me motive të ulëta, apo vrasje e lidhur me një krim ordiner. Por, janë vrarë pjesëtarë të ushtrisë amerikane. Ushtri për të cilën dikur një popull i tërë jemi lutur të na shpëtojë e çlirojë nga armiku gjatë ditëve më të vështira të ekzistencës tonë. E ajo na shpëtoi, çliroi e vazhdon të na mbrojë. 

Më e keqja në gjithë këtë histori është se ky akt nuk përbën një rast të izoluar. Shembuj aktesh me motive të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët. Ky është një tregues i qartë se në çfarë labirintesh të qorrta po shkon shqiptarizma jonë.

Ngushëllimi i familjeve të ushtarëve apo një dënim retorik verbal i aktit është i pamjaftueshëm e pokaq patetik. Një homazh për të vrarët nuk arsyeton gjë.

Ajo që tani më së shumti ka nevojë për një homazh, është vetë Kosova.

  1. Pershendetje illyris, mendoj se nje person si ai nuk perfaqson as Kosovaret e tjere as fene Islame. Pasi ne fene Islame nuk ka asnje rregull fetar qe te lejon te sulmosh ashtu sic paska bere ky. Kosovaret mendoj se i respektojne dhe i duan amerikanet, keshtu mendoj se ky kosovari qe paska bere ate gje nuk ka lidhje fare as me fene dhe as me kosovaret, eshte thjesht nje njeri qe e kane nxitur te veproje ashtu duke perfituar nga naiviteti dhe budallalleku i tij, prandaj nuk ka pse amerikanet te mendojne ndryshe per kosovaret tani.

    • zyla
    • 4th Mars, 2011

    nuk kam as fjale qe te pershkruaj se sa shume me kane pelqyer keto shkrime tuajat …te uroj vec suksese…
    Zyla

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: